14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

Dita botërore e personave me paralizë cerebrale

Shkup, 6 tetor – Lidhja nacionale e personave me invaliditet trupor të Maqedonisë – Mobiliteti Maqedoni sot në “Dare Xhambaz” në Shkup do ta shënojë Ditën botërore të personave me paralizë cerebrale.

“Më 6 Tetor e gjithë bota e shënon Ditën botërore të personave me paralizë cerebrale. Kjo është ditë kur ndërmerren aktivitete me qëllim ngritjen e vetëdijes publike për problemet me të cilat përballen personat me paralizë cerebrale dhe nevojën nga përmirësimi i të drejtave të tyre për jetë të pavarur dhe plotësisht të integruar në shoqëri”, theksuan nga “Mobiliteti”.

Përfaqësues nga “Mobiliteti Maqedonia”, Kabineti i kryetarit të Qeverisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit, Avokati i Popullit dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor do të kenë fjalim para personave me paralizë cerebrale dhe prindërit e tyre, numri i të cilëve për shkak të respektimit të masave për mbrojtje nga virusi korona do të jetë i kufizuar. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img