14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

Diskutim “Përballje me kërcënimet kundër pyjeve – Kapacitetet institucionale”

Shkup, 7 tetor – Qendra për strategjitë evropiane “Eurothink” – Shkup sot organizoi diskutim publik të titulluar “Ballafaqimi me kërcënimet pyjore: Kapacitetet institucionale”, i cili është pjesë e projektit “Kundërshtimi vertikal i prerjeve ilegale në Maqedoninë e Veriut”i cili tashmë është duke u zbatuar.

Projekti mbështetet financiarisht nga Fondi kanadez për iniciativa lokale përmes Ambasadës së Kanadasë në Beograd dhe është vazhdim i një projekti të zbatuar më parë që e trajtonte këtë çështje.

“Ngjarja është projektuar të jetë në formë debati, me dy panel diskutime që do të përfshijnë institucionet më të rëndësishme që lidhen me prerjet ilegale dhe zjarret në pyje. Qëllimi i këtij diskutimi është të inkurajojë bashkëpunimin e këtyre institucioneve kompetente me shoqërinë civile në interes të zvogëlimit dhe luftimit të dëmeve nga prerjet ilegale dhe zjarret”, informon “Eurothink”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img