22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Disa vende të Ballkanit po përballen ditëve të fundit me rritje të rasteve nga COVID-19

Disa vende të Gadishullit Ballkanik janë duke raportuar ditëve të fundit rritje të rasteve të coronavirusit dhe atë në baza ditore.

Në mesin e këtyre vendeve që shënuan rritje janë Serbia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria.

Bazuar në të dhënat e Worldometer që monitoron rastet me coronavirus në të gjithë botën, mund të vërehet se Kroacia ka raportuar më 4 nëntor numrin më të madh të rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, duke shënuar kështu 6,310 të prekur. Më 3 nëntor vendi raportoi më shumë se 4,500 raste.

Deri më tani në Kroaci janë raportuar gjithsej 490 mijë raste dhe 9,400 viktima si pasojë e virusit vdekjeprurës, shkruan Telegrafi.

Fluks i madh i rasteve është raportuar gjithashtu edhe në Slloveni, pasi shifra më e madhe e regjistruar që kur shpërtheu pandemia është më 4 nëntor, ku vendi shënoi 4,516 të prekur.

Sipas matjeve të deritanishme, numri i përgjithshëm i infeksioneve në Slloveni vlerësohet të jetë ngjitur në më shumë se 349 mijë.


Ngjashëm mund të thuhet edhe për Bullgarinë, ndonëse rastet janë zbutur paksa ditët e fundit, vendi regjistroi pikun e të prekurve më 26 tetor ku u raportuan 6,816 të infektuar.

Ditëve të fundit infeksionet ditore variojnë nga 4,000 deri në 5,000 brenda periudhave 24-orëshe.

Që pas shpërthimit të pandemisë globale Bullgaria ka regjistruar më shumë se 623 mijë raste dhe mbi 24 mijë të vdekur.

Në anën tjetër, një ndër vendet e Ballkanit që po ashtu ka regjistruar rritje të rasteve është edhe Serbia, pasi bazuar në të dhënat e Worldometer piku i rasteve u regjistrua me 28 shtator, 2021, me 8,467 raste.

Infeksionet e ditëve të fundit variojnë rreth diku 6,000 dhe 7,000 infeksione brenda periudhës 24-orëshe.

Shifra e përgjithshme e të infektuarve në Serbi është 1,174,333, njëherësh numri më i lartë nga të gjitha këto vende të theksuara.

Hungaria është një tjetër vend e cila ka shënuar rritje të rasteve me sëmundjen e COVID-19, sipas shifrave të monitoruara nga Worldometer.

Megjithëse shifra më e lartë që vendi ka regjistruar është më 26 mars, 2021, (11,265 raste), së fundmi numër i ngjashëm prej 11,211 është shënuar më 1 nëntor.

Deri më tani në Hungari janë regjistruar gjithsej 892,164 të prekur.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img