7.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Disa pjesë të Shkupit, sot dhe nesër pa energji elektrike

Shkup, 18 shtator  – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike, sot dhe nesër disa nga konsumatorët nga komunat Saraj, Qendër, Çuçer Sandev dhe Kisella Vodë do të mbeten pa energji elektrike, njoftoi QMK – Shkup.

Në periudhën prej 09:00 deri në 15:00, konsumatorët nga fshatrat Raçe, Kopanicë dhe Bojanë në komunën e Sarajit do të jenë pa furnizim me energji elektrike.

Në periudhën prej 08:00 deri në 12:00, konsumatorët nga rruga “Maqedonia” (pjesa nga Rekordi deri në restorantin “Pelister”) në komunën e Qendrës do të mbeten pa energji elektrike.

Në periudhën prej 09:00 deri në 14:00, konsumatorët nga fshatrat Pobozhje dhe Kuçevisht në komunën e Çuçer Sandevës do të jenë pa energji elektrike.

Në periudhën prej 12:00 deri në 15:00, konsumatorët nga rrugët “Marko Oreskoviq” do të mbeten pa furnizim me energji elektrike me numra tek nga 59 deri në 71, numrat tek në “Dimo Haxhi Dimov” nga 177 deri në 181 dhe të “Dimo Haxhi Dimov “ numrat çift prej 134 deri në 152, në komunën e Kisella Vodës.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img