21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Dimitrov – Rojten: Pa fillim të negociatave, politika e zgjerimit e humbë fuqinë e saj transormuese

Shkup, 1 nëntor – Kur të plotësohen kushtet dhe të merret vendimi për fillimin e negociatave, atëherë politika e zgjerimit përmbyset: në vend që të mbështetet dhe forcohet transformimi dhe reformat, efekti është i kundërt.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, në takimin e sotëm me Tajs Rojten, deputet në Parlamentit Evropian dhe anëtar i Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, gjatë vizitës së tij të punës në vend.

Siç kumtoi SÇE, në takim u diskutua për fuqinë transformuese të BE-së në rajon në kontekstin e politikës së zgjerimit dhe besueshmërinë e saj, e cila reflektohet veçanërisht në rastin e Maqedonisë së Veriut. Sipas zëvendëskryeministrit Dimitrov, rrjedha e procesit të integrimeve evropiane ka ndikim të madh në zhvillimet në vend dhe në rajon, të cilat janë reflektim dhe në rënien e besimit në realizimin e premtimit evropian.

Eurodeputeti Rojten, thuhet, nënvizoi mbështetjen e tij personale, si dhe përkushtimin e Parlamentit Evropian për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, duke e njohur rëndësinë e saj për të ardhmen e Evropës. Ai theksoi se BE-ja duhet të bëjë më shumë për të dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e saj në rajon, para së gjithash përmes procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, sepse përkushtimi ndaj agjendës evropiane i plotëson të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim, qëndron në kumtesë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img