13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Dimitrov nesër në Strasburg folës special në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare pranë Këshillit të Evropës

Shkup, 29 shtator – Me ftesë të kryetarit Rik Daems, zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, nesër do të mbajë fjalim të posaçëm në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare pranë Këshillit të Evropës, që mbahet në Strasburg, Francë.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, para anëtarëve të APKE-së, zëvendëskryeministri Dimitrov do ta prezantojë përparimin e Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e prioriteteve strategjike, si dhe bashkëpunimin rajonal lidhur me integrimet evropiane pas çka do të këmbehen mendime për sfidat dhe mundësitë në atë kontekst.

Pas fjalimit të tij, është paraparë diskutim për sfidat demokratike dhe aspiratat evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Këshillit të Evropës në atë kuptim, qëndron në kumtesë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img