26.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Dimitrov do të mbajë fjalim në Forumin e Sigurisë të Beogradit

Shkup, 27 tetor – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, do të jetë folës në panelin “Procesi i Berlinit – Çfarë pason?” në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd, që filloi dje.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Dimitrov merr pjesë me ftesë të Qendrës së Beogradit për politika të sigurisë si pjesë e treshes organizative.

“Zëvendëskryeministri Dimitrov, së bashku me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe sektorin think-thenk, do të përqendrohen në çështjet aktuale lidhur me rezultatet e Procesit të Berlinit dhe përmbushjen e pritshmërive, si edhe mundësitë e ardhshme për shfrytëzimin e platformës për bashkëpunim rajonal dhe integrimin evropian të rajonit”, kumtoi SÇE.

Paneli në të cilin fili Dimitrovi është nesër me fillim prej orës 15.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img