3.8 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Dikur kishte datë të sigurtë, tani Zaev shpreson që në Bullgari të formohet Qeveri për negociata

Shkup, 2 shtator – Kryeministri Zoran Zaev informon se në suaza të Forumit të Bledit ka biseduar me presidentin bullgar Rumen Radev, me ç’rast ai ka shfaqur shpresë se subjektet politike do të arrijnë të formojnë Qeveri, e cila është e rëndësishme për sjellje të vendimeve.

“Siç kumtova, më 17 qershor pas kthimit nga Bullgaria ku ishim, biseduam, ne i adresuam të gjitha çështjet e rëndësishme, e krijuam udhërrëfyesin, plotësisht konfirmuam me notë atë që ishte e rëndësishme për një kohë të shkurtër, emri i gjatë, për mospërzierje në punët e brendshme dhe ngjashëm. Mendoj se pritjet të formohet qeveri politike mund të jetë në rast të zhbllokimit të shpejtë të procesit nga Maqedonia e Veriut për integrim në BE”, tha Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ka biseduar me Radevin në Bled dhe cilat janë pritjet për zhbllokim të procesit.

Zaev përkujtoi edhe se më 14 nëntor është paralajmëruar data për mbajtje të ciklit të tretë të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari. “Duke i marrë parasysh afatet e tyre kushtetuese prej 15 ditëve për marrje të mandatit, mbetet shpresa jonë se do të formojnë qeveri politike që të mundemi fundi i dhjetorit kur të mbahet edhe Këshilli i ministrave, ndërsa edhe Këshilli Evropian të sillet vendimi gjatë kryesimit slloven”, tha në atë kontekst Zaev.

Siç potencoi kryeministri dhe pas zhgënjimit të parë ka paralajmëruar se dhjetori është shansi i fundit, prandaj, siç tha, e palogjikshme është të ngriten pritjet për shtatorin, tetorin ose nëntorin.

“Dhjetori është fundi i kryesimit të çdo vendi, atëherë mbahen edhe mbledhjet. Seancat e tilla janë në Këshillin e përgjithshëm ose Këshillin e ministrave dhe Këshillin e BE-së dhe unë besoj se mundemi të shpresojmë deri në fund të këtij viti 2021, të sillet vendim pozitiv gjithsesi në varësi të zhvillimit pozitiv të ngjarjeve para se gjithash në Bullgari. Ne do të mbesim kompletisht pozitivë, tërësisht të përkushtuar. Çdo takim i mundshëm, besoj se në këtë periudhë mund të ndodhin takime dhe do ta shfrytëzojmë për afirmim”, theksoi Zaev.

Zaev vlerësoi se është më mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu është e drejtë e barabartë edhe për qytetarët e Bullgarisë të vazhdojmë ta ndërtojmë miqësinë tonë. “Ne jemi fqinjët e parë, kemi vëllezër dhe motra të cilët jetojnë në Sofje ose Shkup, jemi qytetarë të lidhur, popuj të afërt. Unë jam i bindur se këto janë pritjet edhe të popullit bullgar siç është pritja e popullit maqedonas”, tha Zaev gjatë vizitës në shkollën e mesme të Mjekësisë “Pançe Karagjozov”.

Kryeministri përkujtoi se në ndërkohë marrëdhëniet me Sofjen vazhdojnë të zhvillohen, duke përkujtuar se është rritur këmbimi tregtar, ka investitorë të rinj bullgar në vend, vazhdon bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, ndërsa ka informuar se pritet në mes të shtatorit të ketë vendim për zgjedhje të kryerësit të fazës së dytë nga hekurudha e cila është 160 milion euro për shkak të realizimit të Korridorit të 8-të hekurudhor.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img