4.8 C
Skopje
Friday, December 2, 2022

Dhunoi bashkëshorten, në pranga 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë L.Rr. 31-vjeç banues në Libofshë, pas denoncimit që është bërë për dhunë në familje.

Ditët e fundit është rikthyer edhe njëherë debati për dhunën në familje pas ngjarjeve tragjike të ndodhur.

Vetëm në javën e fundit dy gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img