14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Despotovski: Deri në fundvit, vlera e investimeve do të tejkalojë 300 milion euro

Shkup, 28 tetor – Drejtoria e Zonave Zhvillimore Teknologjike – Industriale (ZZHTI) deri në muajin e kaluar të marrëveshjeve në vlerë prej 160 milionë euro, ndërsa pritjet janë se deri në fund të vitit vlera e përgjithshme e investimeve do të tejkalojë 300 milionë euro.

Drejtori i Drejtorisë të ZZHTI, Jovan Despotovski tha se edhe dy marrëveshje janë në fazën finale, ndërsa për shtatë-tetë marrëveshje për të cilat kanë përfunduar bisedimet, pritet përgjigje nga Komisioni për Mbrojtje nga Konkurrenca.

“Deri në muajin e kaluar, ZZHTI ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 160 milionë euro. Kemi edhe dy marrëveshje të cilat janë në fazën përfundimtare që domethënë se bisedimet me investitorët kanë përfunduar dhe kemi edhe shtatë deri tetë marrëveshje për të cilat bisedimet janë mbyllur, por pritet që Komisioni për Mbrojtje nga Konkurrenca të deklarohet. Domethënë, flasim për vlerë të përgjithshme të investimeve të cilat do të tejkalojnë 300 milionë euro”, deklaroi Despotovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas takimit të sotëm me gazetarë në të cilin ishte sqaruar Fondi i Gjelbër Strategjik Investues i cili është pjesë e Planit për Rritje të Përshpejtuar Ekonomike që Qeveria e miratoi në mbledhje të martën.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img