6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Deri në orën 9 në Dibër, dalja është 2,5 për qind

Dibër, 14 nëntor – Votimi në rrethin e dytë për zgjedhje të kryetarit të komunës së Dibrës zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha 27 vendvotimet në Komunë, me ç’rast deri në orën 9 kanë votuar 2,5 për qind e votuesve të regjistruar.

Krahasuar me rrethin e parë, dalja deri në orën 9 është më e madhe për 0,75 për qind pikë.

“Deri në orën 9 të drejtën e votës e realizuan 480 qytetarë që është 2,5 për qind e 19.211 votuesve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Në rrethin e parë deri në orën 9 të drejtën e votës e shfrytëzuan 342 votues ose 1,75 për qind”, informon nënkryetarja e Komisionit Zgjedhor Komunal – Dibër, Jovanka Josifovska.

Ajo shtoi se dita zgjedhor kalon pa probleme dhe si Komision pret ashtu të jetë deri në fund.

Latest news
Related news