34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Deri kur do të vazhdojë loja mes Monikës dhe Fifit? Dyshja merr një vendim

Dy banoret e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Monika dhe Fifi para pak ditësh kanë inskenuar një sherr mes tyre dhe e vetmja që ishte në dijeni për këtë ka qenë Paloma.

Dy gocat kanë pasur përherë një marrëdhënie tepër të mirë dhe banorët e kanë përjetuar jo shumë lehtë këtë situatë të krijuar mes tyre. Së fundmi, ata kanë vendosur që t’i japin fund kësaj loje dhe të ju tregojnë banorëve që çdo gjë ishte e stisur. Por si do të reagojnë banorët? Mbetet për t’u parë! Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme për ta bërë sa më të besueshme skenën e tyre në sy të banorëve, Monika ka goditur këngëtaren Fifi me mandarinë dhe kjo situatë është kthyer në shqetësuese për banorët.

Debati i Plotë:

Monika: Mbaje! Të ka marrë malli pse nuk më pe? Fifi: Veç vazhdo të lutem. Ec! Mos mu përzi kurrë sa herë fshinë.

Monika: Po ik o ik se sta. Fifi: Gruaja 50 vjeç bën kështu gjestesh. Duhet të të vijë turp

Ndërkohë që së fundmi banorët e reality shoë-t më të ndjekur në Shqipëri kanë thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun, do të ndëshkohen nga “Big Brother”. Personazhet VIP kanë fikur herë pas here mikrofonin apo i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit për të mos i dëgjuar askush, mirëpo ky veprim do të dënohet. Dje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur një zarf, të cilin e ka lexuar Sheila.

“Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të Big Brother, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë.”- është shkruar në zarf.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img