17.8 C
Skopje
Sunday, September 8, 2024

Dërgesa e parë e vaksinave “Sinovac” mbërrin në Meksikë

Dërgesa e parë e vaksinave Covid-19 nga kompania kineze “Sinovac” mbërriti në Mexico City, raportuan autoritetet, njofton “Xinhua”.

Vaksinat mbërritën rreth një javë pasi autoritetet shëndetësore njoftuan se Komisioni Federal i Meksikës për Mbrojtjen nga Rreziqet Shëndetësore kishte autorizuar përdorimin e urgjencës për vaksinat “Sinovac” dhe “CanSino Biologics”.

Mbërritja e vaksinave shënoi përparime të reja dhe triumfe të rëndësishme në bashkëpunimin midis dy vendeve, tha ambasadori kinez në Meksikë Zhu Qingqiao.

Zëvendësministrja e Jashtme meksikane për Çështjet Shumëpalëshe, Martha Delgado deklarpoi se marrëdhënia Meksikë-Kinë është forcuar përmes shembujve të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit midis të dy palëve që nga fillimi i pandemisë

Marketing
Related news