13.8 C
Skopje
Sunday, February 25, 2024

Deputeti i PD “përjashton” Berishën: Na duhet emër i ri për kryeministër

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi shprehet se opozita duhet të dalë me një emër ri për kryeministër dhe jo me emrin e Berishës.

Duke folur në “Breaking” në Top News, ai thekson se Berisha është i vlefshëm për opozitën, por votat e saj mund të maksimalizohen me një emër të pakonsumuar.

A duhet të jetë Berisha kandidat i opozitës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme?

Korreshi: A mund të jetë? Duke njohur se si funksionon në 33 vjet, dëshirat vazhdon t’i ketë. A do të ishte zgjidhja optimale? Mendoj që duhet të kemi një zgjedhje tjetër për të maksimalizuar votën e opozitës. Ky ka qenë mendimi im dhe nuk mundet të ndryshoj mendim rrugës. Që të maksimalizosh votën, pavarësisht të gjitha të mirave që mund të gjesh te Berisha, mendoj që ka ardhur koha që njerëzit duan diçka të re. Duhet alternativë e re që të shkundësh pjesën gri. Që të shkundësh dhe të pakënaqurit e PS duhet tu japësh një opsion të ri, një drejtim inovativ të ri.

A ju shkon në mendje që të bëhen njëherë zgjedhje pa Berishën?

Korreshi: Absolutisht po. Për mua Basha dhe Berisha nuk janë më alternativë. Janë të nevojshëm, a kanë mbështetës? Patjetër, por besoj që sot duhet një alternativë e re. Shumë zgjedhje janë fituar në bashki me fjalët “është djalë i mire”, pavarësisht se nuk e dinë çfarë do të bënin. Për Berishën dhe Bashën ngel ajo shija e vjetër. Duhet diçka e re. E reja është edhe më kollaj për t’u zëvendësuar. Sot politika e vjetër është e vështirë edhe për t’u zëvendësuar, kanë vendosur lidhje. Këtu në 33 vjite nuk është se ikën njeri nga skena politike.

Marketing
Related news