21.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Denoncim i rremë për bombë para Qeverisë, personi është zbuluar dhe arrestuar

Shkup, 28 shtator – Nëpunësit policorë kanë arrestuar një person, i cili në ora 10:32 në SPB Shkup përmes telefonit ka paraqitur se gjatë vizitës së kryetares së KE-së Ursulla fon der Lajen do të aktivizohet mjet shpërthyes para ndërtesës së Qeverisë.

Nga MPB-ja informojnë se janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe është konfirmuar se denoncimi është i rremë.

“Personi I.M. është arrestuar në stacionin policor me urdhër të prokurorit publik, për procedurë të mëtutjeshme.

Denoncimi i rremë nuk ka ndikuar në vizitën e kryetares së KE-së dhe aktivitetet vazhdojnë sipas agjendës së planifikuar”, theksojnë nga Ministria. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img