0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Dënimi i Llallës, Edi Rama për televizionin francez: Pandëshkueshmëria nuk është më normë

Në një intervistë për televizionin francez TV5 Monde, Kryeministri Edi Rama është pyetur për luftën ndaj korrupsionit, si një nga kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësim.

E në këtë aspekt, duke kujtuar dënimin me 2 vite burgim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama tha se pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë dhe vendi po bën luftë të hapur kundër korrupsionit.

Pyetje: Zoti Kryeministër, a është gjithmonë Shqipëria e pajtueshme me Evropën?

Kryeministri Rama: Së pari, doja të thoja se nuk jemi ndër vendet më të varfra, jemi ndërmjet vendeve më pak të pasura, dhe këtu ka një ndryshim, sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndonjë kontinent të largët, ndërsa ne jemi ndër më pak të pasurit, por po ecim përpara. Së dyti, nuk patëm një fushatë zgjedhore të dhunshme, dhe nuk patëm një fushatë zgjedhore plot me fyerje. Patëm një fushatë me një pjesëmarrje shumë të madhe, rreth 80 % e banorëve rezidentë në Shqipëri. Kjo besoj se kjo flet vetë për pjesëmarrjen dhe për gjallërinë e demokracisë sonë. Së treti, po, jemi një vend evropian në mes të Europës, kemi probleme, përpiqemi t’i zgjidhim, bëjmë reforma, rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur, pa dyshim, përndryshe Këshilli Evropian nuk do ta kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Pyetje: Brukseli e ka bërë luftën kundër korrupsionit një kusht për anëtarësim. Në Maj, një ish-drejtues i Prokurorisë u dënua me 2 vite burg. Po ju a përsëris pyetjen, a është Shqipëria e pajtueshme me Europën në varësi të asaj çka ju kërkon Brukseli?

Kryeministri Rama: Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e së drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës. Së pari nuk jemi një përjashtim në Europë. Së dyti, po të flasim për sasi jemi ndër vendet me sasi më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme në këtë drejtim.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img