21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Deklarata e mëhershme e Antonio Contes u konvenon lojtarëve të Tottenhamit për jetën jashtë fushe

Antonio Conte do të inkuadrohet te Tottenhami me ide të shumta dhe jo vetëm të orientuara nga taktikat.

Trajneri italian, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 si zëvendësues i Nuno Espirito Santo, në të kaluarën u ka dhënë lojtarëve të tij këshilla për aktivitetet e tyre në dhomën e gjumit.

Kur ishte në krye të Interit, Conte deklaroi që lojtarët duhet të keni sa më pak presion fizik jashtë fushe, dhe të bëjnë sa më pak lëvizje kur janë në dhomë me partnerin.

“Gjatë periudhave të ndeshjeve lojtarët nuk duhet të kenë marrëdhënie seksuale që zgjasin për periudha të gjata”, bëri të ditur ish-trajneri i Chelseat për L’Equipe.

“Ata duhet të bëjnë sa më pak përpjekje. Pozicioni më i mirë për ta është nëse partnerët e tyre janë mbi ta”.

“Dhe është e preferueshme që ata të jenë me gratë e tyre. Në këtë mënyrë ata nuk janë të detyruar të bëjnë një performancë të jashtëzakonshme”, kishte deklaruar në atë kohë italiani.

Natyrisht se kjo deklaratë e tij do t’u konvenojë lojtarëve të Tottenhamit, pasi në futboll nuk preferohet që lojtarë të kenë shumë marrëdhënie seksuale me partneret e tyre.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img