4.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Deklarata e avokatit serb: Shanset janë që Kosova të hyjë në BE para Serbisë, do të doja të kisha pasaportë kosovare

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq tha se do donte të kishte pasaportë kosovare, pasi sipas tij, kjo do të ishte më e mira për të ardhmen e tij.

Avokati Stojkoviq në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tha se Serbia ka 33 vite që qëndron në të njëjtin vend, ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm, ndaj u shpreh ai “shanset janë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian para Serbisë”.

“Njerëzit të cilët aplikojnë për pasaportë kosovare shikojnë se për 33 vite Serbia nuk ia doli t’i fusë ata në rrugëtimin evropian të paqes. Për 33 vjet, pas luftërave ballkanike, 33 vite më vonë, Beogradi vazhdon të organizojë formacione në veri të Kosovës.

Në të ardhmen ka më shumë mundësi që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian më shumë se Serbia, sepse Kosova, vërtet ka dëshirë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s. Serbia ka 33 vite në të njëjtin vend. Unë do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time”, tha avokati serb.

Marketing
Related news