Shkup, 15 dhjetor – Shoqata e qytetarëve “Të rinjtë mund të organizojnë ngjarje” sot do të organizojnë debat publik me temën: “Sa është ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore në fokusin e kryetarëve të rinj të komunave në territorin e qytetit të Shkupit dhe të qytetit të Shkupit?”.
Siç informojnë nga kjo Shoqatë, ngjarja do të jetë formë e diskutimit publik, ku do të marrin pjesë kryetarët e rinj e komunave në territorin e Qytetit të Shkupit. Diskutimi do të orientohet drejtë ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, konkretisht çfarë është bërë deri më tani dhe çfarë planifikojnë kryetarët e ri të komunave në territorin e Qytetit të Shkupit, duke përfshirë edhe Qytetin e Shkupit.
Panelistët e debatit publik do të jenë Visar Ganiu kryetar i Komunës së Çairit, Timço Mucunski kryetar i Komunës së Aerodromit, Boban Stefkovski kryetar i Komunës së Gazi Babës dhe Orce Gjorgjievski kryetar i Komunës së Kisella Vodës.