14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Danimarka dhe Italia me KOVID protokole të reja për qytetarët e Maqedonisë

Danimarka dhe Italia me protokolle të reja për Kovid-19 për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me vendimin e fundit të autoriteteve daneze, shtetasit tanë do të mund të hyjnë në Danimarkë pa kufizime apo arsye valide, por është e nevojshme të paraqesin: certifikatë dixhitale të vlefshme të BE-së e cila përfshinë vërtetim për vaksinim (të miratuar nga EMA) / certifikatë të rikuperimit (jo më të vjetër se 12 muaj) ose test negativ PCR.

Ndërkaq në Itali, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të udhëtojnë si turistë. Hyrja do të jetë e lejueshme vetëm për nevoja të punës, nevoja urgjente apo shëndetësore, studim…

“Me vendimin e fundit të autoriteteve italiane, Republika e Maqedonisë së Veriut nga lista D zhvendoset në listën E, me çka nuk lejohet udhëtim turistik për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë. Me këtë rast, shtetasve tanë u lejohet hyrje ekskluzivisht për: nevoja pune; urgjenca absolute; nevoja shëndetësore; nevoja studimi; kthim në shtëpi ose vendbanim”, informon MPJ.

Kthimi ose hyrja në Itali lejohet për ata shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë të rregulluar qëndrimin afatgjatë në Itali dhe për anëtarët e familjeve të tyre. Gjatë hyrjes apo kthimit në Itali nga vendi ynë, është e detyrueshme të paraqiten: Formular i plotësuar online për vendndodhjen (dPLF), rezultat negativ i një testi molekular ose antigjenik, përskaj së cilës vijon vetëizolim i detyrueshëm dhe mbikqyrje shëndetësore për periudhë dhjetëditëshe. Pas dhjetë ditësh izolim, është e detyrueshme të bëhet edhe një test shtesë molekular ose antigjen.

Për më shumë informacione, në linkun në vijim: https://www.mfa.gov.mk/mk/page/1706/informacii-za-covid19

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img