22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Dani Alves takohet me drejtuesit e Barcelonës, pritet të ndodh rikthimi befasues i brazilianit

Dani Alves ende mund të rikthehet te Barcelona, pasi ai vazhdon të kërkojë një klub për të përfunduar karrierën e tij.

Alves e ka kaluar vitin e fundit me klubin brazilian Sao Paulo, por ai u largua nga klubi në verë dhe ka zgjedhur të pushojë deri tani.

Megjithatë, ai mund të kthehet në janar, pasi aktualisht është duke kërkuar për klubin e duhur për të përfunduar karrierën e tij, dhe sipas raporteve në Brazil, ai mund të jetë ende ish-klubi Barcelona.

Veterani fitoi gjithçka që mund të fitojë te Barca së bashku me trajnerin e ri Xavi mes viteve 2008 dhe 2016 dhe po ëndërron për një kthim në Camp Nou.

Sipas një raporti të UOL Esporte, Alves do të takohet me zyrtarët e Barçës këtë javë për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, duke filluar nga janari.

Raportohet se Xavi do të ketë fjalën e fundit për çdo marrëveshje, por në këtë fazë është çështje për të gjetur se çfarë lloj kushtesh kërkon Alves.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img