6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Curry thyen rekord dhe futet në histori të NBA

Tashmë është zyrtare, Stephen Curry është gjuajtësi më i mirë i tresheve në historinë e ligës më të fortë në basketboll në botë, NBA.

Ylli i Golden State Warriors u fut në histori të ligës më të fortë në basketboll , pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme kundër Chicago Bulls.

Në deklarimet e mëparshme me shtypin, Steph gjithmonë deklaronte se një nga qëllimet më të mëdha të karrierës së tij ishte të kalonte Ray Allen në këtë statistikë specifike.

Curry këtë arritje mbresëlënëse iu deshën vetëm 886 ndeshje për të arritur idhullin e tij në fëmijëri, Allen, i cili këtë rekord e kishte arritur duke luajtur 1471- lojëra.

Asi i Warriors padyshim që duhet të ndihet krenar me këtë arritje, pasi pas vetës ka lënë edhe emra të tjerë të mëdha.

Latest news
Related news