21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 672 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orëshin e fundit në vend janë shënuar 672 raste me covid dhe kanë humbur jetën 5 qytetarë. Nga 4050 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë, në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë, në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Janë 7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (27 Tetor 2021) Raste të reja ditore 672 Të shëruar në 24 orë 494 Të shtruar në spitale 158 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 4050 Testime totale 1,293,570 Raste pozitive 183,282 Raste të shëruara 172,958 Raste Aktive 7,431 Humbje jete 2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3784 Fier 891 Durrës 721 Shkodër 477 Elbasan 310 Vlorë 244 Gjirokastër 241 Korçë 196 Lezhë 189 Berat 161 Kukës 147 Dibër 70.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img