9.8 C
Skopje
Friday, December 9, 2022

Covid/ Ekspertët australianë: Vaksina kineze “Sinovac”, 100% efikase në raste të rënda

Vaksina anti-Covid “Sinovac” e prodhuar nga kompania kineze “Sinovac Biotech” funksionon mirë kundër simptomave klinike të virusit, veçanërisht në raste të moderuara deri në ato të rënda, bëhet e ditur në një artikull të publikuar nga “Bloomberg”, citon “Xinhua”.

Fiona Russell, specialiste në Institutin Kërkimor për Fëmijët “Murdoch”, në Melburn, deklaroi se të dhënat e efikasitetit të rreth 50% të vaksinës i referohen rasteve shumë të lehta, të cilat nuk kërkojnë ndonjë terapi. Sipas saj, për infeksionet që kërkojnë ndërhyrje mjekësore, efektiviteti është afërsisht 84% ndërsa për rastet e moderuara të rënda është 100%.

Paul Griffin, profesor në Universitetin e Queensland në Brisbane, deklaroi se nëse vaksina është aprovuar nga autoritetet përkatëse, atëherë duhet pasur besim në sigurinë dhe efektivitetin e saj për popullatën.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img