26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

CMG: Nacionalizmi i vaksinës po merr jetë njerëzish

Problemi i nacionalizmit të vaksines vazhdon të mbetet pjesë e një debati të gjërë ,aq më shumë që disa vende,veçanërisht India po paraqesin nevoja urgjente për produktin më të kërkuar global.”A do të zgjohet ndërgjegjia e nacionalistëve të vaksinës, duke parë shtimin katastrofik të numrit të viktimave që digjen në rrugët e Indisë?”, pyetet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Për  ditë me radhë, numri ditor i rasteve të reja të infektimit në Indi është mbi 300 mijë. Rritja e shpejtë e numrit të viktimave është përtej aftësive përballuese të morgjve dhe krematorëve vendorë, gjë që ka detyruar banorët të djegin në rrugë trupat e pajetë të familjarëve. Reuters-i e quajti këtë “një ferr mbi tokë”.

Krahas rritjes së presioneve ndërkombëtare, qeveria amerikane më në fund deklaroi të dielën se do t’i ofrojë Indisë burime mjekësore, duke përfshirë lëndë të para për prodhimin e vaksinave. Por, shumë përdorues indianë të internetit vunë në dukje se kufizimet e eksportimit të ShBA-së kanë prekur Indinë dhe autoritetet amerikane reaguan tepër ngadalë.

Tani, nacionalizmi i vaksinave po “ndihmon” virusin të rrëmbejë pamëshirë jetë njerëzish në pozicione të pafavorshme. Megjithëse India është një ndër prodhuesit kryesorë të vaksinave, vetëm 8.6% e popullsisë së saj është vaksinuar me të paktën një dozë. Kurse sipas të dhënave të Universitetit të Oksfordit, në Nigeri, Kamerun, Libi, Guinea e Re Papua, kjo përqindje është më e ulët se 1‰, ndërkohë nivelet në ShBA, Britani dhe Izrael janë përkatësisht 41%, 50% dhe 61%.

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra e Risisë të Shëndetësisë Globale e Universitetit Duke, në korrikun e sivjetshëm, ShBA-ja do të përvetësojë mbi 300 milionë doza vaksinash, shifër kjo më e lartë se kërkesa shoqërore. Rezultatet e një studimi të Universitetit Verilindor të ShBA-së tregojnë se monopoli i vaksinave në vendet e pasura mund të dyfishojnë numrin e viktimave në krahasim me rastin kur do kishte shpërndarje të barabartë të vaksinave.

Ditët e fundit, ekspertja mjekësore e Harvardit, Ingrid T. Katz, së bashku me disa homologë botuan një artikull në revistën profesionale “New England Journal of Medicine”, ku e quajtën nacionalizmin e vaksinës “dritëshkurtër”, “pa efekt” dhe “vdekjeprurës”, duke vënë në dukje se problemi thelbësor i shpërndarjes së pabarabartë të vaksinave është se vaksinat dhe materialet mjekësore janë konsideruar si “mallra” por jo “produkte publike”.

Deri tani, pandemia ka shkaktuar mbi 3 milionë viktima në të gjithë botën dhe kjo shifër po rritet në vijim. Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Peter Maurer u shpreh se nëse nuk mund të realizohet shpërndarja e barabartë e vaksinave, “kjo pandemi do t’i sjellë botës më shumë konflikte, më shumë dhunë dhe më shumë varfëri”. “Me një fjalë, edhe nacionalistët e vaksinës do të preken”, përfundon komenti i CMG-së.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img