13.8 C
Skopje
Sunday, February 25, 2024

CMG-ja: Përgatitjet e Lojërave Dimërore 2022 po ecin mbarë

Gjashtë vjetë më parë, pasi deklaroi Pekinin si organizator të Olimpiadës Dimërore 2022, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach u shpreh se zhvillimi i kësaj ngjarjeje të madhe sportive “i është besuar një vendi të sigurt”. “Sot, me përpjekjet e të gjithë banorëve kinezë, punët përgatitore kanë ecur mbarë”, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Mësohet se deri tani, të gjitha 12 stadiumet e garave janë përuruar sipas planifikimit, janë vendosur në funksionim autostrada dhe linja metroje që lidhin Pekinin dhe Zhangjiakou (dy qytete bashkëorganizuese), janë publikuar stemat e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, madje maskotat e lojërave kanë bërë një vizitë në Hënë me sondën kineze “Chang’e-5”.

Të dhënat tregojnë se Komiteti Organizativ Olimpik i Pekinit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 38 ndërmarrje sponsorizuese. Ndërsa që nga ky muaj, një sërë testimesh po zhvillohen në zonat e konkurrimit, duke u përshpejtuar edhe trajnimi i ndihmësve për njohuri profesionale dhe gjuhë të huaj.

“Kina po merr masa për të promovuar lojërat dimërore sportive në mbarë vendin. Organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore jo vetëm mund të promovojë pjesëmarrjen e banorëve kinezë në lojërat përkatëse, por gjithashtu mund të japë kontribut për zhvillimin ekonomik botëror”, përfundon komenti i CMG-së.

Marketing
Related news