0.8 C
Skopje
Tuesday, November 29, 2022

CMG-ja: Çfarë do të thotë 100 trilionë?

Më 18 janar, Drejtoria Shtetërore e Statistikave e Kinës publikoi të dhënat, sipas të cilave PBB-ja e Kinës në vitin 2020 pati rritje me 2.3% dhe shënoi mbi 101.59 trilionë juanë, duke kaluar për herë të parë nivelin e 100 trilionë juanëve.

Çfarë do të thotë kjo shifër? Nëse krahasohet me vendet e tjera, ajo është sa niveli i përgjithshëm i PBB-së së Japonisë, Gjermanisë, Britanisë dhe Francës. Sipas FMN-së, në vitin 2019, niveli i PBB-së së Kinës me dollarin amerikan ishte afro 67% të PBB-së amerikane. Dhe në vitin 2020, ky nivel arriti 71.4%. Nëse krahasohet në rang kombëtar, në vitin 2000, PBB-ja e Kinës ishte mbi 10 trilionë juanë, në 2012-n 50 trilionë juanë dhe në 2020-n mbi 100 trilionë. Gjatë 20 vjetëve të fundit, ekonomia kineze është rritur me 10-fish.

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet në tërë botën dhe shifrat e rasteve ditore vijojnë të rriten Ekonomia botërore është në kolaps, ndërkohë ekonomia kineze është mëkëmbur nga -6.8% në tremujorin e parë deri në 6.5% në tremujorin e 4-t. Megjithëse rritja vjetore me 2.3% është më e ulëta në 40 vitet e fundit, kjo është vërtetë “një arritje e jashtëzakonshme në një vit të jashtëzakonshëm”. “Bloomberg News” njoftoi se për ekonominë e dytë botërore, dalja nga epidemia me përmasa më të mëdha ekonomike është piku i lartë për këtë vit dramatik.

Në vitin 2020, Kina ka ruajtur vullnetin e vendosur dhe ka mënjanuar zhurmat nga jashtë, duke bërë përpjekjet në çështjet e brendshme. Nga njëra anë, Kina ka mobilizuar fuqinë e plotë të shoqërisë dhe ka bërë përballime shkencore ndaj epidemisë COVID-19. Nga ana tjetër, Kina ka nxitur rifillimin e punës dhe prodhimit në mënyrë të rregullt, duke përmirësuar qarkullimet në zinxhirin industrial dhe të furnizimit. Këto dy anë plotësojnë njëra-tjetrën dhe janë një element vendimtar për mëkëmbjen ekonomike të Kinës në formën “V”.

Në vitin e kaluar, tregu kinez u bë “port strehimi” për investimet e huaja. Në 11 muajt e parë, Kina përdori investime të huaja prej 899.38 miliardë juanësh, 6.3% më shumë se një vit më parë. Sipas një sondazhi nga dhoma tregtare e BE-së në Kinë, dy të tretat e ndërmarrjeve të pyetura kanë caktuar Kinën në 3 destinacionet e para të investimeve. Në tre tremujorët e parë të vitit 2020, Italia ka shënuar rritje me 24.9% në eksportin e mallrave bujqësore në Kinë, L’ORÉAL shënoi rritje me 20.8%, ndërsa BMW-ja që pati rënie me 8.4% në tregun global regjistroi rritje 7.4% në tregun kinez.

FMN-ja dhe BB-ja kanë publikuar parashikimet e tyre për ekonominë botërore 2021 dhe Kina, sipas tyre, do të ketë një rritje prej 7.9%. CNN-i njoftoi se kreu i studimeve ekonomike të HSBC-së Frederic Neumann u shpreh në raportin e tij që zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës ka hedhur një bazë të fortë për rritjet në rajonet e tjera. “Der Spiegel” njoftoi që ekonomia gjermane dhe ajo amerikane janë favorizuar nga rritja e ekonomisë kineze, “nëse Kina realizon prodhim të plotë, ka nevojë për makineri”, “ të cilat zakonisht janë nga Gjermania”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img