14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Civil: Fillim i qetë i votimit në vendvotime

Shkup, 31 tetor – Fillim i qetë i votimit në vendvotime, nga njëra anë dhe shkelje e heshtjesh parazgjedhore, gjuhë të urrejtjes dhe fushatë të zezë në rrjetet sociale, nga ana tjetër, e shënoi fillimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021, deklaroi kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla.

“Një vëzhgues i CIVIL në një komunë në pjesën lindore të vendit sot në mëngjes ishte ndjekur dhe fotografuar disa herë. Rasti është denoncuar në polici”, njoftoi Deralla, i cili tha se ai është rast i izoluar i presionit ndaj vëzhguesve të CIVIL.

“Në këtë moment kemi pak raporte për pengimin e punës së vëzhguesve të CIVIL për dallim nga rrethi i parë i zgjedhjeve”, shtoi Deralla.

Ai njoftoi se në Kumanovë, Vendvotimi 1070, ishte regjistruar numri amë i vëzhguesit të CIVIL në ditarin e KZ.

“Përveç këtij rasti, në Kumanovë në SHF ’11 Tetori’, Vendvotimi 1026/1, anëtari i KZ V.T. derisa votuesi ishte në aparatin për leximin e gjurmëve të gishtit, e lartpërmendura kishte nxjerrë telefonin që ta fotografojë votuesin. Pas kësaj, i ka thënë: “e di se duhet ta rrethosh numrin konkret”. Shkelje e të drejtës së fshehtësitë të votimit vërehet në vendvotimin  e njëjtë, në Vendvotimin 1001, paravanët e votimit janë vendosur në atë mënyrë që nga dritarja mund të shihet kush rrethon pas paravanit”, njoftoi Deralla.

Ekipet monitoruese të CIVIL, siç tha, përsëri shënojnë probleme me aparatet e leximit të gishtave.

“Një nga vëzhguesit afatgjat të CIVIL bëri statistikë të një vendvotimi në Kisella Vodë. Nga 70 votues në Vendvotimin 2668, SHFK ‘Partenie Zografski”, Kisella Vodë, vetëm 19 nuk kanë pasur problem me identifikimin në aparatet për leximin e gjurmëve të gishtit. Në Radovish, Vendvotimi 1582, aparat nuk mund të lexojë gjurmët e gishtit, me përvojë nga votimet e mëparshme, ishte fikur ndriçimin në hapësirën ashtu që kishte mbetur vetëm ndriçimi i jashtëm. Pastaj, nuk ka pasur asnjë problem me aparatin, të gjithë votuesve iu është lexuar gishti”, njoftoi Deralla.

Problemet me aparatet, theksoi, ka pasur edhe në Tetovë, SHF “Migjeni”, Vendvotimi 1952, Karposh, SHFK “Jan Amos Komenski”, Vendvotimi 2605, Kisella Vodë, SHF “Nevena Georgieva Dunja”, Vendvotimi 2745.

Vëzhguesit e CIVIL kanë vërejtur se në Kisella Vodë, Shtëpinë e Bashkësisë Lokale në Kisella Vodë, Vendvotimi 2763,  nuk është vendosur paravani i tretë votues për persona me aftësi të kufizuara.

Ekipet monitoruese të CIVIL kanë vërejtur edhe shkelje të protokolleve për Kovid edhe atë në Tetovë, SHF “Migjeni”, Vendvotimi 1952, mosrespektim i masave për kovid. Në Llozovë, SHF – fshati Llozovë, Vendvotimi 1706, kryetarja e KZ nuk mban maskë mbrojtëse.

Sipas CIVIL, shkelje të heshtjes parazgjedhore kanë bërë disa portale në internet.

“Natën e së premtes kah e shtuna, më 30 tetor 2021, në minutën e parë pas fillimit të heshtjes parazgjedhore, një portal interneti e ka shkelur heshtjen parazgjedhore, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, duke raportuar drejtpërdrejtë në rrjetet sociale dhe ueb-faqe për kinse aktivitetet për ryshfet para zgjedhjeve në Ohër. Në raportimin e drejtpërdrejtë, dy persona që publikojnë përmbajtje për disa media tradicionale edhe onllajn, përmendën disa pjesëtarë të një partie politike si organizatorë të kinse ryshfetit. Edhe pse partia nuk ishte përmendur direkt, dy personat folën për ngjyrat e tyre partiake dhe bënë përshkrim me përshkrim të qartë me çka e zbuluan identitetin e partisë politike”, njoftoi Deralla.

Ai njoftoi se rreth orës 1 pas mesnate, ekipet monitoruese të CIVIL kanë konfirmuar shkelje të heshtjes parazgjedhore në disa vende përgjatë lagjes së Shkupit në Kapishtec.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img