27.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

City interesohet për De Jongun

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, holandezin Frenkie De Jong.

Bëhet e ditur se City pritet së shpejti ta kontaktojë Barcelonën për ta bindur në lirimin e De Jongut.

Ekipi anglez për kartonin e tij, është i gatshëm të shpenzojë deri në 80 milionë euro pasi 24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola.

Reprezentuesi holandez para dy vjetësh iu bashkua Barcelonës nga Ajaxi dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë sezon, De Jong ka shënuar dy gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img