Prishtinë, 18 shtator – Ky çift kosovar vendosen ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në një mënyrë dhe lokacion krejt të veçantë.
Të veshur me uniformën ushtarake, ata bën sesionin e fotografive të martesës në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe te simboli me shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Tri vjet më parë u takuam për herë të parë, më pas njohjen e vazhduam me dashuri, të cilën e kurorëzuam me fejesë, e sot këtë dashuri e madhështuam me martesë.
Duke iu lutur Zotit e rreth flamurit u betuam për dashuri të përjetshme!”, kanë shkruar çifti në rrjetet sociale.