30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Çfarë mrekullie e natyrës, Rama tregon rrugën e re të Thethit me pamjet të jashtëzakonshme në këto ditë vjeshte

Një prej rrugëve më peizazhin më magjepsës është ajo që të çon për në Theth. Pamjet e mrekullueshme të kësaj rruge i ka publikuar sot përmes një videoje edhe Kryeministri Rama.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se kjo rrugë ishte kërkesë e kahershme e banorëve, por edhe nevojë për turizmin.

“MIRËMËNGJES, dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shëmbëlltyrë të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë” shkruan Rama.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img