9.8 C
Skopje
Friday, December 9, 2022

Çështjet mjedisore kerkojne veprim global

Përballë problemeve mjedisore globale, asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë i vetëm ato, tha ministri i Ekologjisë dhe i Mjedisit Huang Runqiu në seancën e pestë të Asamblesë së Mjedisit të OKB (UNEA5) të hënën, duke bërë thirrje për angazhim të përbotshëm për të zgjidhur këtë çështje.

Me temë “Forcimi i veprimeve për natyrën për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm” kjo është asambleja e parë globale me temën e mjedisit.

Duke nënvizuar temën, Huang tha se përmbushja e qëllimeve mjedisore është “me urgjencë të madhe”, pasi bota po përballet me një emergjencë të trefishtë mjedisore: përçarje e klimës, rënie të biodiversitetit dhe epidemi.

“Kina është e gatshme të ndajë përvojën e saj me komunitetin ndërkombëtar, të ndërmarrë veprime pozitive së bashku dhe të japë kontribut më të madh në ndërtimin e një komuniteti të të gjithë jetës në Tokë, ku njeriu dhe natyra jetojnë në harmoni,” theksoi Huang.

Ai shtoi se 2021-shi është një vit kyç për të ndërmarrë veprime, kur Kina mban Konventën për Diversitetin Biologjik, e njohur gjithashtu si Konferenca e Palëve (COP-15), në maj në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan në Kinëm jugperëndimore.

Me temë “Qytetërimi Ekologjik: Ndërtimi i një Ardhmërie të Përbashkët për Të Gjithë Jetën në Tokë”, takimi do të rishikojë “kornizën globale të biodiversitetit pas vitit 2020” dhe do të përcaktojë objektivat e reja të biodiversitetit global në 2030. Konferenca do të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img