14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Cassano: Mourinho e shkatërroi Kumbullën te Roma, nuk do e llogarisë më

Deklaratat e fundit të trajnerit të Romës, Jose Mourinho kundrejt lojtarëve duke i quajtur ata të pa denjë për të luajtur në Seria A, ka marrë një vëmendje të madhe. Tekniku portugez u shpreh se nuk e meritojnë të luajnë as në Seria B dhe disa prej tyre i dërgoi edhe në tribunë për ndeshjen kundër Napolit.

Mes këtyre futbollistëve është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, për të cilin kritikat kanë qenë më “therëse” në drejtim të tij.

Për këtë situatë që po ndodh brenda klubit të Romës ka folur për “Bobo TV” edhe Antonio Cassano.

“Fjalët që tha pas ndeshjes me Bodo Glimt ishin shumë të rënda për mua. Kanë shkatërruar përfundimisht Kumbullën, Darboe dhe Villar. Mourinho nuk do t’i llogarisë më këta futbollistë edhe kur të ketë nevojë për ta”, u shpeh Cassano.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img