14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Carovska: Me dorëheqjen e Zaevit, ndërpritet edhe mandati i gjithë lidershipit

Shkup, 5 nëntor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe nënkryetare e LSDM-së Milla Carovska në një postim në Fejsbuk citoi se me dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së, ndërpritet edhe mandati i gjithë lidershipit.

Carovska falënderohet për besimin dhe mundësinë e dhënë të japë kontribut në ndërtimin e shoqërisë për të gjithë dhe potencon se mbetet plotësisht e përkushtuar në luftën për vlerat socialdemokrate.

“Gjatë dy viteve e gjysmë, së bashku me kryesinë e partisë, kemi punuar, jemi përkushtuar për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave që kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe statusit ndërkombëtar të vendit. Me dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev, ndërpritet edhe mandati i gjithë lidershipit. E falënderoj për besimin e treguar dhe  mundësinë të kontribuoj në ndërtimin e shoqërisë për të gjithë. Mbetem tërësisht e përkushtuar në luftën për  vlerat socialdemokrate”, shënoi Carovska.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img