9.8 C
Skopje
Monday, October 3, 2022

Butrint Imeri publikon këngën e re “Kuku”

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka publikuar këngën e tij më të re me klip.

“Kuku” mban titullin kjo këngë e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Muzika është realizuar nga Çelik Lipa, gjersa për tekstin është kujdesur vet Butrinti në bashkëpunim me Bardhin.

Foto: AVD Digital/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prishtinë.

Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Sekuencë Studio.

“Kuku” ka qenë goxha e shumëpritur nga ana e fansave, pasi prej kohësh ishte shndërruar në një këngë trend në TikTok.

Butrinti përndryshe vazhdon të jetë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku i tij.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img