17.8 C
Skopje
Saturday, October 1, 2022

Burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe dy djemve të tij, në Fushë Kosovë

Një burrë në Fushë Kosovë u arrestua nga policia, pasi kishte sulmuar fizikisht gruan dhe dy djemtë e tij.

Në raportin 24 orësh të publikuar nga Policia e Kosovës thuhet që në familje kishte pasur mosmarrëveshje dhe si rezultat i saj pastaj kishte ardhur deri te sulmi fizik.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy djemve të saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.” , thuhet në raportin e Policisë .

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.  E sipas policisë pasi palët janë intervistuar, rasti me vendim të prokurorit, vazhdon me procedurë  të rregullt.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img