11.8 C
Skopje
Friday, April 19, 2024

Burri me origjinë nga Kosova u qëllua me plumb në kokë, nga djali i tij 13-vjeçar – mediat sjellin detajet e tragjedisë në Nancy të Francës

Pas një debati të dhunshëm mes prindërve të tij, të enjten rreth orës 3 të mëngjesit në shtëpinë e familjes në Nancy, djali 13-vjeçar shkoi për të kërkuar një pistoletë në dhomën e prindërve.

Ai pranoi se kishte hyrë në kuzhinë dhe kishte qëlluar babanë e tij në kokë.

Pas disa orësh në arrati, ai më në fund iu dorëzua policisë dhe u akuzua të shtunën për vrasje dhe u dërgua në paraburgim.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për të vrarin, që thuhet të jetë një 33-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

“I mituri 13-vjeçar pranoi faktet dhe i përshkroi ato në një mënyrë të saktë”, shpjegon François Pérain prokurori publik i Nancy në Francë Bleu Sud Lorraine.

Sipas tij, ai ka folur pak për arsyet e veprimit të tij, por ai ka përshkruar një baba abuzues verbal dhe fizik.

“Ne kemi përshtypjen se mënyra e tij për t’i dhënë fund gjithë kësaj ishte vrasja e babait të tij”, citohet të ketë thënë François Pérain

Ndërkohë nëna e fëmijëve flet më shumë “për dhunën verbale, ajo relativizon dhunën fizike”, saktëson François Pérain. “Ajo u ekzaminua gjatë mbajtjes në polici dhe asnjë gjurmë e dhunës fizike nuk u gjet mbi të”.

“Natyrisht, jeta e përditshme e çiftit ishte veçanërisht kaotike, për shkak të alkoolizmit të babait”. Thuhet se 33-vjeçari se ishte alkoolik dhe abuzues verbal në mbrëmjen e tragjedisë, sipas djalit 13-vjeçar.

Adoleshenti aktualisht është i burgosur në një repart për të mitur, do të jetë gjykata e fëmijëve që do të gjykojë këtë çështje. Katër vëllezërit e motrat e tij janë vendosur përkohësisht në mbikëqyrje.

Marketing
Related news