-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Boçvarski: Tani është koha përmes investimeve kapitale direkt të ndihmohen kompanitë

Shkup, 20 shtator – Tragjedi e madhe është ajo që ndodhi në Tetovë dhe pres që shteti përmes institucioneve të sistemit të konfirmojë saktësisht se çfarë ka ndodhur, të bashkohemi, e jo të kemi mosmarrëveshje politike në atë temë, deklaroi për “Utrinski brifing”, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Duke folur për investimet kapitale, si një aspekt shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë, Boçvarski thotë se kemi kaluar një periudhë të kovid krizës kur shteti u ndihmoi kompanive për të mbijetuar dhe t’i mbajnë punonjësit, por tani është koha kur investimet kapitale ndihmojnë drejtpërdrejt, jo paratë jepen si ndihmë dhe grante, por për të siguruar fonde për zhvillimin e projekteve dhe obligimeve.

“Ky sistem të cilin e vendosi Qeveria me mbajtjen e llogarisë për rritje procentuale të investimeve përmes tremujoreve, mendon se jep dy rezultate për shkak se bën që çdo ministër dikasterial ta ngritë nivelin e investimeve kapitale. Atë që e kemi si shtesë deri më tani, investimet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve janë të larta mbi 55 për qind. Në autostradën Kërçovë-Ohër po punohet. Për momentin kemi shtesë në Ligjin në Kuvend. Në pajtim me dinamikat dhe bisedimet me organin dhe kontraktuesit mbikëqyrës, me një dinamikë të mirë që të arrihet 31.12. 2021. Nuk ka asnjë ditë për të humbur, puna duhet të përfundojë. Apeloj që ky Ligj menjëherë të kalojë në Kuvend”, tha Boçvarski. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img