0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Bllokohet rruga Nikushtak-Haraçinë, protestë kundër deponisë

Shkup, 24 shtator – Banorët e Nikushtakut bashkë me ata të Haraçinës sot bllokuan rrugën që i lidhë këto dy fshatra. Për disa orë rrugën e bllokuan me automjete. Ata thonë se kanë gjatë kohë që kërkojnë zgjidhje për problemin me deponitë e egra që gjenden përskaj rrugës, por nuk po ndërmerren masa për pastrim. Shprehen po ashtu se nëse nuk do të merret masa, do të protestojnë çdo të premte.

“Kemi bërë edhe më herët protestë, por nuk po marrin masa, por tani do të bëjmë çdo të premte protesta deri në fund. Ose në të pastrohet ose çdo të premte do të këtë protesta që ta marrin veshtë edhe të komunës kjo nuk është sot e dje, është prej 20 vjetësh”, tha ky protestues, transmeton TV21.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/243068201161370
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img