6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

Blinken: SHBA së shpejti do t’i quajë Suedinë e Finlandën aleate të NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu besimin e tij sot se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të jenë në gjendje t’i quajnë Suedinë dhe Finlandën aleate të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, Blinken shtoi se shqetësimet e Turqisë në lidhje me hyrjen e këtyre dy vendeve në Aleancë po shqyrtohen gjithashtu.

Sekretari amerikan i Shtetit tha në konferencën për shtyp pas takimeve në Departamentin e Shtetit me kolegët suedezë dhe finlandezë se këto dy vende tashmë janë duke u integruar në punën e Aleancës.

Latest news
Related news