30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Blerim Bexheti mori mandatin e ri si i pari i Sarajit /VIDEO

Shkup, 25 tetor – Komuna e Sarajit është njëra nga tre komunat në Maqedoninë e Veriut që u siguruan nga Bashkimi Demokratik për Integrim që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.

Sot, Blerim Bexheti ka marrë mandatin e ri dhe sërish është ulur në karrigen e të parit të Sarajit për të udhëhequr me këtë komunë edhe për katër vjet.

Ky është mandati i tretë që e siguron Bexheti, por njëri nuk ka qenë i plotë pasi u largua pas dy vjetësh qeverisje për të ushtruar funksionin e Ministrit të Drejtësisë.

Ndërkaq BDI përveç se në Saraj, në rrethin e parë fitoi edhe në Likovë dhe Pllasnicë.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1549151205434796/
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img