14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Biden dhe Erdogan takim prapa dyerve të mbyllura, diskutojnë për blerjen e aeroplanëve F-16 dhe sistemin rus S-400

Presidenti amerikan Joe Biden, i ka thënë sot presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, se vendet e tyre duhet të përmirësojnë dhe tejkalojnë mospajtimet, pasi që partneriteti mes dy vendeve anëtare të NATO-s u testua me kërcënimin e Turqisë për dëbimin e ambasadorit amerikan dhe blerjen e sistemit kundër raketor nga Rusia.

Në Romë, ku në margjinat e G20-së prapa dyerve të mbyllura bisedoi me Erdoganin për afro një orë, Biden nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse Turqia është afruar shumë me Rusinë dhe nëse po shkel të drejtat e njeriut, transmeton Telegrafi.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, thuhet që Biden gjatë takimit ka konfirmuar rëndësinë e Turqisë në NATO dhe partneritetin me SHBA-të, por është theksuar brenga për shkak të sistemit raketor rus S-400.

Roli i Turqisë si aleate në NATO ka qenë nën kontroll të ashpër javëve të fundit. Gjatë takimit të 23 tetorit, Erdogan ka thënë se 10 ambasadorët e huaj që kanë kërkuar lirimin e filantropit Osman Kavale, do të shpallen persona non grata.

Në anën tjetër, SHBA-të janë fuqishëm kundër përdorimit të sistemit rus – duke theksuar se është kërcënim për NATO-n dhe aeroplanët amerikanë. Blerja e sistemit rus S-400, nga administrata e Trumpit i ishin përgjigjur me përjashtimin e Turqisë nga programit i prodhimit të aeroplanëve luftarakë F-35.

E Turqia konsideron që S-400in do të mund ta përdornin në mënyrë të pavarur nga sistemi i NATO-s, dhe se për këtë nuk paraqet kurrfarë rreziku. Ankaraja është e interesuar për blerjen e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16, por Biden ka qenë “shumë i qartë” me Erdoganin se ekziston procesi përmes të cilit duhet të kalojë shitja, ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës së Bidenit gjatë një konference për media në Romë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img