13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Bexheti: Nuk duhet të lejojmë largimin e bashkëqytetarëve tanë nga Tetova

Shkup, 1 tetor – Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti në debatin në Tv Telma ka thënë se duke evituar karrierën profesionale akademike, dëshiron që të realizoj synimin që Tetova të jetë aty ku e ka vendin meritor. “ Nuk duhet të lejojmë të largohen njerëzit tanë”, theksoi kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

Bexheti rikujtoi se furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë problem kryesor. Ai the se si kryetar do të bëjë edhe rikonstruimin e plotë të rrjetit, që është vjetërsuar dhe do të sigurojë furnizim të pandalshëm të ujit. Kemi program edhr për zgjidhjen e problemit me mbeturinat dhe sigurimin e ambientit të pastër për jetë. Besheti sërish ka përmendur edhe gazifikimin e qytetit si projekt gjigant, duke premtuar se arsimi poashtu mbetet shtyllë kryesore në programin e tij.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img