29.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

Beteja për kreun e grupit të PD, Bardhi përplaset me Nikollën

Debatet brenda PD për kreun e grupit parlamentar janë bërë shkak për përplasje me tone të larta mes Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në parlament.Debati nisi pasi Bardhi akuzoi Nikollën se kishte ndryshuar listën e folësve, që ai i kishte çuar Kuvendit si kryetar i grupit parlamentar.Pas akuzave te Bardhit, kryeparlamentarja lexoi letrën e dërguar Kuvendit nga Lulzim Basha,  ku thuhej se detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PD, ia delegonte nënkryetares së PD zyrtare Flutura Açka në rastet kur mungon Kryetari i Grupit, post i cili mbahet nga vetë Basha.“Me propozim të kryetarit të partisë vendoset përbërja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD: Flutura Açka nënkryetare e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit. Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu Sekretar, Oriola Pampuri Zëdhënëse. Firmosur nga kryetari Lulzim Basha i grupit”, Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Bardhi.Duke theksuar se gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, Bardhi akuzoi kryeparlamentaren për qëndrim me dy standarde.Pas ndryshimeve të bëra së fundmi në grupin parlamentar të PD zyrtare, Lulzim Basha mban postin e kryetarit, Flutura Açka Nënkryetare e autorizuar për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në mungesë të Kryetarit të Grupit. Kreshnik Çollaku Nënkryetar duke zëvendësuar në këtë detyrë Ervin Salianjin, Arbi Agalliu Sekretar dhe  Oriola Pampuri Zëdhënëse.Pas takimit të 43 deputetëve të Berishës dhe Bardhit, ku mori pjesë edhe Fatmir Mediu,  Lulzim Basha ka vendosur të hakmerret ndaj këtij të fundit duke i hequr deputeten e PD që i ishte dhënë grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” për të plotësuar numrin e deputetëve për të krijuar një grup parlamemtar. Bakiu do të regjistrohet në grupin parlamentar të PD. Në vend të deputetes demokrate, ka shkuar në grupin Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” Petrito Doda, i cili mori mandatin pak kohë më parë, por u regjistrua si i pavarur.

Marketing
Related news