26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Besimi: Denari është stabil, në vitin 2022 nuk janë planifikuar mjete për K-15

Shkup, 15 dhjetor – Denari është stabil. Të jemi të kujdesshëm me spekulimet për kursin devizor të denarit, për shkak se ato nuk nuk i bëjnë mirë askujt. Banka popullore ka mjaftueshëm instrumente që ta mbrojë denarin, vlerësoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Kemi kurs devizor fiks, kemi mjaftueshëm rezerva valutore në Bankën popullore dhe në periudhën e ardhshme kemi dhënë mjaftueshëm fakte se me çdo çmim do të mbrohet kursi valutor i denarit. Kjo është baza e modelit tonë ekonomik, i sistemit tonë monetar dhe këtu nuk ka dilema”, theksoi Besimi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.

Inflacioni, siç theksoi, është në kuadër të parashikimeve dhe pritjeve të të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe se situata në nivel global do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm

Ai deklaroi se në Propozim-buxhetin për vitin 2022 nuk janë planifikuar mjete për K-15 në sektorin publik.

“Për vitin 2022 nuk janë parashikuar mjete plotësuese për pagesë të K-15 në sektorin publik”, theksoi Besimi i pyetur nëse janë parashikuar mjete në Propozim-buxhetin për regres të pushimit vjetor për të punësuarit në sektorin publik.

Të dielën, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë mbajti protestë, duke shprehur pakënaqësi nga mosvotimi i ligjit për shpallje të së dielës ditë jo pune dhe duke kërkuar rritje të pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje të pagave tjera. Një pjesë e kërkesave të sindikatës ishin edhe kthimi i së drejtës për regres të pushimit vjetor për të gjithë punëtorët në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe pensionim sipas disa bazave.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img