10.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

Bekteshi: Interesi jonë personal është të shkojmë në zgjedhje

Shkup, 5 nëntor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI-së, në Televizionin Telma, tha se interesi i BDI-së është që të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se do të fitojnë 18 deputetë. Ndër të tjera Bekteshi theksoi se Maqedonisë së Veriut i duhet stabilitet, përcjell TV21.

“Do të shohim si do të rrjedhin gjërat. Do të duhet të votohet në Kuvend nëse i keni numrat. Ne kemi deklaruar se nëse i shikojmë numrat, interes i yni personal është që të shkojmë në zgjedhje sepse aktualisht do të fitonim 18 deputetë. Por për momentin shteit i duhet stabilitet, duhet të mbarohen disa punë të mëdha, siç është kontesti me Bullgarinë, të vazhdohet rruga evropiane dhe BDI nuk do të heq dorë nga eurointegrimet e vendit tonë”, tha Bekteshi.

Marketing
Related news