-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Bejta premton zgjidhjen e problemeve me deponitë e paligjshme, qentë endacakë dhe kazinot

Gostivar, 12 tetor – Kandidati për kryetar komune i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në kuadër të fushatës parazgjedhore paralajmëroi se pas ndërmarrjes së pushtetit lokal do të angazhohet me zgjidhjen e problemeve komunale, për të cilat siç tha, kundërkandidati i tij nuk i kishte zgjidhur në katër vitet e kaluara. Si prioritete ai i potencoi: pastrimin e depove të paligjshme, numrin e madh e qenve endacakë dhe largimin e kazinove të cilat janë në afërsi të institucioneve arsimore.

“Kryetari në largim nuk u përkujdes për këto punë. Para katër vitesh premtoi se do ta lirojë qytetin nga qentë endacakë, premtoi se do t’i largojë kazinot nga qendra e qytetit dhe premtoi se do ta zgjidhë problemin më të rëndësishëm si Rusino në gjashtë muajt e parë të mandatit të tij. Katër vite më vonë, ai gjithnjë e më shumë krijon depo të reja në qytet dhe e përkeqësoi gjendjen. Premtoi dhe nuk i përmbushi se do ta ndjekë gjendjen me kasinot dhe qentë endacakë. Taravari e pati mundësinë e tij, tani është koha të kompensojmë për katër vitet e kaluara me punë dhe përkushtimin e plotë. Unë së bashku me ekipin tim të ri, jemi të gatshëm ta zgjidhim këtë”, tha Bejta në konferencën për shtyp të cilën e mbajti rrugës drejt fshatit Simnicë, ku tregoi për ekzistimin e depos së re të paligjshme.

Ai përmendi se ka zgjidhje për problemet, pasi e ka mbështetjen e pushtetit qendror, me çka siç tha, gjatë mandatit të ri do të bëjë infrastrukturë moderne dhe mjedis të sigurt për qytetarët e Komunës së Gostivarit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img