Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, takoi këtë të martë Përfaqësuesin e Lartë dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe nevoja për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve ishte pjesë e diskutimit me Begajt dhe Borrell.Presidenti i Republikës dhe zëvendës presidenti i KE-së theksuan se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe të mbështetur nga SHBA, është e vetmja rrugë për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftimin e Presidencës.