26.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Bebe Rexha shkëlqen në paraqitjen e radhës, shëtitë rrugëve e veshur me shumë stil

Një prej emrave më të njohur shqiptarë në botë është padyshim artistja, Bebe Rexha.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot ka një karrierë të suksesshme, me hite të shumta që kanë poshtuat top-listat botërore.

32-vjeçarja numëron miliona fansa në mbarë botën, e mbi 10 milionë të tillë i ka vetëm në llogarinë e saj personale të Instagramit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ylli i muzikës përmes rrjeteve sociale, krahas projekteve merr vëmendje edhe me poza të ndryshme dhe paraqitje çdo herë me stil.

Një imazh të radhës, ka ndarë me adhuruesit përmes një InstaStory, ku këngëtarja e famshme shihet tërë elegancë.

https://www.instagram.com/p/CThjK5lFgE4/?utm_source=ig_web_copy_link

E veshur e tëra në të zeza, Bebe shihet me një fustan me prerje që theksonte dekoltenë dhe këmbët, ndërsa dukja e kombinua me një çantë dhe taka të larta po ashtu me ngjyrë të zezë.

“Kam harruar ta postoi këtë foto, më pëlqen”, ka shkruar Bebe sipër imazhit ku dukej plot shkëlqim.

Ndërkohë, artistja po vazhdon të shijoj suksesin e albumit të fundit “Better Mistakes”, ndërsa po punon për projekte të reja. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img