22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Bebe Rexha prezanton dukjen tjetër për Halloween si ylli i filmave horror, Elvira në “Mistress of the Dark”, merr vëmendje edhe përkrah të dashurit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjell edhe një personazh tjetër për festën e Halloween.

Artistja, e cila fillimisht u transformua në nuse duke sjell dukjen e aktores dhe modeles amerikane, Anna Nicole Smith, kësaj radhe ka risjell një personazh tjetër.

Në postimet që ka publikuar në rrjete sociale, ajo tregon se është shndërruar në personazhin e Elviras në “Mistress of Darkness”.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

“Festa e Halloween natën e kaluar si Elvira:Mistress of Darkness”, ka shkruar 32-vjeçarja.

Ajo shfaqet në formë të mrekullueshme përkrah partnerit Keyan Safyari, i cili po ashtu zgjodhi një kostum të veçantë.

Elvira, ylli i filmave horror, emri i vërtetë i të cilës është Cassandra Peterson, u bë më e njohur në filmin e vitit 1988 në “Mistress of the Dark” (Zonja e Errësirës).

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Instagram)

Bebe po shijon romancën me kinematografin dhe regjisorin amerikan që disa vite, të cilët janë komentuar edhe për një martesë të mundshme.

Ylli nga Dibra po vazhdon punën edhe për projekte të reja muzikore dhe një bashkëpunim me David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie e solli ditë më parë. 

https://www.instagram.com/p/CVvfKqZvKG6/?utm_source=ig_web_copy_link
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img